Categories Lajme

Në krye të “Shqipërisë së Madhe”? Rama: Ëndrra ime është të bashkoj Kosovën me ne

Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama tha se se pas viti 2030 ka plane të tjera për veten dhe se do që shërbimet si kryeministër ndaj Shqipërisë të kenë një limit.

Arian Çani: Plani për vitin 2030?

Edi Rama: Mandatin e katërt ne do ta fitojmë, por jemi fokusuar tek mandati i tretë. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.

Arian Çani: A nuk e shikon vetën në krye të Shqipërisë së Madhe?

Edi Rama: Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit.  Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.

Më tej ai ka folur edhe për takimet e ish-kryeministrit Berisha të cilat i ka konsideruar një cirk.

“Nuk mendoj se ka një interes publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe me minj sjell spektatorë. Për vendin është e rëndë kjo që po ndodh me opozitën. Është shumë për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie.  Nuk ndjek as Bashën dhe as Berishën në atë çfarë bëjnë.  Nuk jam i interesuar të ndjek cirkun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME