Categories Lajme

Edhe 2 javë afat për të regjistruar makinat e përdorura

Vetëm 17 ditë kohë iu ka mbetur të gjithë qytetarëve për të regjistruar makinat që kanë zhdoganuar dhe që nuk janë Euro 4. 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4. (EURO 4 është një sistem i instaluar në makinat e prodhuara dhe që kanë nivel ndotje shumë të ulët. Ky kriter është një standard për makinat e reja të prodhuara pas vitit 2005).Ky vendim është marrë nga që ka njoftuar për zbatim Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, autoritetet doganore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e përdorura dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë. Ky vendim ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, dhe kishte si kriter moslejimin e zhdoganimit të makinave që ishin prodhuar përpara 2009.

Mirëpo pas shumë kritikash nga koncesionarët si dhe nga tregtarët e vegjël të cilët pohonin se ky vendim i çonte në falimentim, VKM-ja Nr. 633, dt. 26.10.2018 u ndryshua, duke shfuqizuar edhe kriterin e vitit. Pra, u vendos që në vend do të hynte çdo automjet që plotësonte kriterin Euro 4, pa marrë parasysh vitin e prodhimit.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018. Në periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018.  Ndërkohë, sipas informacioneve, me qindra makina të tjera janë zhdoganuar por ende nuk janë regjistruar pranë DPSHTRR.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME