Categories Lajme

Edhe Milkani, Pulaha,Trebicka dhe Albert Minga i bashkohen peticionit pro Teatrit të Ri, ja emrat e rinj

Të tjera personalitete të fushës së artit u janë bashkuar kolegëve të tyre, duke firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar dhe duke iu bashkuar thirrjes se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje, e cila u përket vetëm artistëve. Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Agim Bajko, Karafil Shena e shumë të tjerë, janë emrat e rinj i janë shtuar firmëtarëve të peticionit drejtuar pasditen e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.

Dhjetëra aktorë dhe regjisorë e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike, sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër. Mes figurave të njohura të artit e veçanërisht skenës së teatrit janë Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, por edhe dhjetëra të tjerë.

Piro Milkani
Ruzhdi Pulaha
Alfred Trebicka
Genc Fuga
Sotiraq Bratko
Albert Minga
Dhimitër Orgocka
Agim Bajko
Nikolla Llambro
Armando Bora
Vangjel Agora
Karafil Shena
Guri Koço
Ligoraq Riza
Kristian Koroveshi
Shkëlqim Jaupi
Paola Kodra
Ilda Pepi
Erjola Meta
Blerta Belliu
Mateus Frroku
Adrian Cerga
Xhuliano Brisku
Ina Gjonci
Ledjon Zoi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME