Categories Lajme

465 aplikime nga biznesi për garancinë e parë sovrane/ Janë alokuar 5.4 miliardë lekë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se deri tani janë 465 aplikime nga biznesi për garancinë e parë sovrane, janë në proces verifikimi nga bankat edhe 57 kërkesa të tjera, ndërsa janë alokuar 5.4 miliardë lekë. Në një intervistë në media, ministrja Denaj u shpreh se garancia e parë bankare që është adresuar në mbështetje të biznesit për të krijuar likuiditet për pagesën e pagave po funksionon dhe bizneset mund të aplikojnë. Sipas Denaj, bizneset që kanë aplikuar për garanci sovrane për pagat e punonjësve nuk do të paguajnë normën e interest, pasi këtë do ta mbulojë shteti tërësisht. “Ata që kanë pasur shqetësim për normën e interesin, tashmë kjo nuk është më. Ishte nevojë teknike, pasi politikat e riskut të çdo banke vendosin për aprovimin e kredisë”, tha Denaj.

Garancia sovrane 2 prej 15 miliardë lekësh, tha Denaj, shkon për kapital qarkullues e investime për bizneset në të gjitha fushat, për të akomoduar pas COVID-19 nevojat e tyre.

Denaj tha se garancia sovrane prej 15 miliardë lekësh përfaqëson një pjesë të të gjithë shumës që do të jetë e mundur për t’u vendosur në shërbim të bizneseve. “Në konceptin e ndarjes së riskut ne mbajmë 60% të tij dhe në një farë mënyrë biznesi mund të adresojë nevojat e tij për më shumë më të madhe se sa pjesa që garantohet nga qeveria, ndërsa banka do të mbajë 40%”, tha ajo. Denaj informoi se norma e interesit është me një kufi që shkon deri në 5% dhe ka një afat 5-vjeçar.

Sipas saj, “ka një limit për biznesin me një shumë maksimale deri në 300 milionë lekë dhe limiti tjetër është pjesë e garancisë. Çdo bankë ka një shumë të caktuar që vjen si rezultat e llogaritjes së përqindjes që ka ajo sot në portofolin e kredisë të krijuar në vite. Kjo pasi ne do të linim jashtë vëmendjes bizneset e mesme të vogla”, deklaroi Denaj. Bizneset, tha Denaj, nuk do të paguajnë 6 muaj kredinë, por vetëm interesin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME