Categories Lajme

Edi Rama hap fushatën, merret gjatë me eventin e PD-së: Basha u vonua, na vonoi edhe ne. Ja përse duhet mandati i tretë!

Edi Rama, ka hapur fushatën e Partisë Socialiste nga Sheshi Skënderbej, ku ishin të pranishëm kandidatë të kësaj force politike.

Kryeministri e shpenzoi pjesën e parë të fjalimit, duke u marrë me kundërshtarin politik dhe organizimin e eventit të PD-së në sheshin Nënë Tereza.

Rama e kritikoi Bashën, pse mbërriti me vonesë në event dhe pse kishte thyer rregullat e pandemisë, duke mbledhur simpatizantë të shumtë në shesh. Kjo krijoi edhe një kontrast në ekran, ku në njërën anë shfaqej fushata entuziaste me simpatizantët e PD dhe nga ana tjetër, kandidatët e PS të ulur në karrige.

Më pas Rama shpjegoi përse i duhet mandati i tretë.

“Mandati i tretë i Ps nuk është për PS-në dhe për karrigen e askujt. Eshtë që Shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa. Me mandatin e tretë ne i bëjmë të pakthyeshme reformat që janë ende rrugës. Bën të pakthyeshme reformën në drejtësi, ardhjen në fuqi në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta do të thotë humbje e të gjithë këtyre përpjekjeve, sakrificave, kthim aty ku Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të kthehet më”, tha Rama ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME