Categories Politike

“Edi Rama të marrë shembull”, qytetari publikon rastin: Këta e kanë hallall…

Emigrantët shqiptarë janë ata që e vënë re më shumë diferencën dhe mënyrën e jetesës në Shqipëri me atë në një vend tjetër. Edhe kur bisedojmë me familjarë apo miq që jetojnë në ndonjë shtet të Europës, shprehen se jashtë ka rregulla dhe qeveritarët kanë shumë përgjegjësi për atë që ndodh me popullin e thjeshtë.

Joq ka publikuar mesazhin e një shqiptari i cili ka reaguar pas një statusi në Twitter të guvernatores së Rhode Island, Gina Raimondo.
Qytetari përmend edhe kryeministrin Edi Rama meqë është përdorues i rrjetit social Twitter, që të marrë shembull sesi bëhen njoftimet e rëndësishme për popullin dhe mënyra sesi shqetësohen qeveritarët për ta.

Shqiptari shkruan:

“JOQ Albania përshëndetje! Dua të bëj një apel për partinë në pushtet dhe për opozitën kur të marrë pushtetin, që të marrin shembull nga guvernatorja e shtetit të Rhode Island (USA), lajmërimi në Twitter, meqenëse kryeministrit tonë i pëlqen Twitter.
Kompania e gazit “National Grid” ka pasur probleme në këto ditë të ftohta acari dhe nuk mund të furnizojë me gaz familjet, për arsye të defektit në rrjet. Zonja e nderuar guvernatore ju bën me thirrje qytetarëve të saj që familjarët të mos rrinë në shtëpi pa ngrohje, por të marrin taksi (Uber ose Lyft) dhe të shkojnë në qendrat e ngritura enkas për ta ose në hotele të ndryshme dhe të ruajnë faturën sepse kompania e gazit do t’jua rimbursojë. Këto e kanë hallall parullën #egjithevemendjateju”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME