Categories Sport

Edy Reja “tradhton” Shqipërinë, bëhet trajner i kësaj kombëtareje..

Nuk ndodh çdo ditë të shohësh në rolin e arbitrit një futbollist të Serie A. Megjithatë, kjo ndodhi pasditen e djeshme në Formello, me Ciro Immobile që kishte veshur uniformën e pazakontë pëtr të. Sulmuesi i Lazios u shfaq si gjyqtari i ndeshjes, me bilbil në gojë. Qendra Sportive e bardhekaltërve priti një miqësore midis ekipit të Papës (një lloj kombëtareje e Vatikanit, e përbërë nga punonjës të Shtetit Pontifikal) dhe një përzgjedhjeje të Organizatës Botërore të Romëve (World Rom Organization”, një shoqatë që mbron të drejtat e popullsisë rome).

Trajnerë të kësaj miqësoreje të jashtëzakonshmem në stolat e dy skuadrave, ishin ish-trajneri i Lazios dhe aktualisht i Shqipërisë, Edy Reja (për përfaqësuesen e romëve) dhe Maurizio Sarri (për përzgjedhjen e Vatikanit). “Një përvojë unike dhe emocionuese. U ndjeva mirë që mora pjesë në këtë event të kërkuar nga Papa dhe ishte një nder që u zgjodha si arbitri i ndeshjes”, – u shpreh Ciro Immobile. Nga ana e tij, trajneri Edy Reja nënvizoi: “Sot mora rolin e veçantë të trajnerit të skuadrës së Vatikanit. Më thirri Lotito dhe e pranova me kënaqësi ftesën. Përfitova nga rasti të përshëndesja miqtë e vjetër, sepse nuk i kisha parë që kur jam larguar nga këtu. Në krahasim me kohën kur unë u largova, Qendra Sportive e Lazios qenka përmirësuar në mënyrë eksponenciale, urime presidentit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME