Eja miku im ! Kushtuar Muhamet Likos (Nga EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT).
Kam kohë që të pres, u bën’ ditë që më mungon!
Eja , kafen e përditëshme të pijmë,
”Të vr.asim kohën” ( pa vlerë),
që aq shumë vlerë ka e vlerën s’ia dijmë, por as emrin!”
”O Zot , po çemër ka kjo kohë?!” Rreth nesh fytyra të zverdhura , njerëz të lodhur.
Ku të gjithë janë kundër të gjithëve,
komunikojnë me bebe syri,
e në heshtje numërojnë qindarkat e kafesë…
Eja , eja … Eja të flasim për artin;
”Bekuar nga shpirtra të v.dekur” mbajtur peng’ nga Jagot,
”Faraon tempujsh hijerëndë” ”Lordët e shkresave” ,
ata të cilët firmosin me duar të pista , e që s’dijnë të flasin Shqip!”
Eja miku im të ndajmë brengat , dhembjet e hallet, pranë detit që hesht ,
në qetësinë e tij të frikshme !
ç’ngjyrosur , plakur , baltosur e lerosur nga të ”fortët!”
Kjo shoqëri do Jago …
Jeta në tokë më ngjason me një zoopark,
ku mbijetojnë bishat!
Eja miku im !, eja po të pres…
( Po hajde ore , s’e u ftoh’ kafeja ) Shkroi : Eduart Pasha Vlonjati!