Sabrina Abazaj, vajza 19 vjeçare nga Vlora e cila ka pasion kërcimet popullore, ka nisur të kërcejë që prej moshës 5 vjeçare, ndërsa sot është fituese e shumë çmimeve dhe medaljeve në këtë disiplinë. Ndonëse shumë e re, sfidat e saj kanë qenë të shumta si në aspektin profesional edhe në atë personal.
Intervista e plote:
Jemi rikthyer në pjesën e tretë dhe të fundit jemi me një vajzë, e cila na ka bërë krenare edhe për tetë territorit të Shqip në disa vende të botës. Sabrina Abazaj, sot është nëntëmbëdhjetë vjeçe, por kërcimin e ka nisur që në moshën pesë vjeçare, mirë se vjen, është kënaqësi.
Sabrina Abazaj, vajza nëntëmbëdhjetë vjeçare nga Vlora, e cila ka pasion kërcimet popullore, ka nisur të kërcejë që prej moshës pesë vjeçare. Motra ishte mbështetja më e madhe e Sabrinës dhe falë saj ajo ia arriti të regjistrohej në një kurs kërcimi në qytetin e lindjes Kontakti i saj i parë me skenën ishte kur ajo ka qenë vetëm tetë vjeç. Publiku i parë ku ajo rrëmbeu jo vetëm duartrokitjet e sallës, por edhe çmimin e parë, ishte ai i Kosovës. Talenti i saj shkonte përtej kufijve të Shqipërisë. Kur ishte dhjetë vjeç, Sabrina dilte në koncerte jashtë vendit.
Ajo performoi në Turqi vallen e Bareshës dhe mori një medalje e çertifikatë. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare periudhë kur është angazhuar me grupin e Durrësit është cilësuar si solistja më e mjerë. Pas kësaj filloi të performojë në Bullgari, Kosovë, Shkodër, Mali i Zi e kudo ku ka dhe dëgjohet kënga shqipe. Kërcimi ka qenë ëndrra që e ka shoqëruar Sabrinën për një kohë të gjatë. Sot ajo rrëfen ëndrrën e saj të bukur para një publiku të gjerë.
Janë gati pesëmbëdhjetë vite, apo jo? Sabrin, si ndihesh kur e sheh veten me këto arritje medalje që ke marrë edhe jo vetëm në Shqipëri, por mbi të gjitha jashtë?
Në fakt, ndihem krenare për arritjet e mia, sepse çdo gjë i kam bërë me forcat e mia, por pikësonim Kam pasur gjithë më dhe kërcimin, por edhe shkollën nuk e kam lënë pas. Kur i shikoj vetëm, kam qenë shumë e vogël dhe kanë kaluar shumë vite dhe nuk më besohet, që po e vazhdoj ende.
Që po e vazhdon, ti studion për diçka tjetër që nuk ka lidhje me kërcimin apo po ashtu është brenda fushës?
Po nuk ka lidhje me kërcimin, doja shumë që të ishte brenda fushës, por unë studioj për biologji. Biologji, po si biologji. Po e nisim nga këtu, njëherë se duket sikur s’kam shumë lidhje, në fakt, me njëra-tjetrën. Po, kështu më thonë që kur diskutoj për këtë pasion, por në unë në fakt kam dashur mjekësinë si shkon por nuk ia rrita dot vetëm për shkak se prindërit, meraku, largësia dhe vendosa që të studioja në vendin e lindjes time. Për më vonë, mendoj që këto mund ta kem si shkallë të dytë, sepse nuk e le dot.
Kërcimi është një pasion dhe megjithatë po i merr këto arritje të njëpasnjëshme dhe me kërcimin. Na trego pak se si ka ardhur kjo dëshirë e jotja për të qenë kërcimtare kur ishte pesë vjeçe?
Ato janë edhe momentet e para, po ndonjëherë nuk e kuptojmë shumë çfarë duam. Në fakt kam qenë shumë e vogël, kam qenë pesë vjeçe, thjesht dëgjoja muzikë popullare, kërceja në shtëpi, por motra duke e ditur si më e madhja, vendosi që ta diskutonte edhe me familjen që të shkoja në një kurs kërcimi. Ndoshta kërcimin si fillim, u desh pak kohë ta mësoja, sigurisht, dhe koreografi i mëparshëm ka mësuar hapat e parë krah Gjergji Shunjani, që sot nuk jeton më dhe që do ta falënderoj shumë, edhe pse nuk është prezent, sepse ai më ka bërë një valltare dhe më vonë mund të jem edhe një koreografe e pse jo. Po shpresojmë.
Megjithatë, ti siç e them, mund të ndjekësh edhe një shkollë të dytë dhe mund të të bëjë të jesh edhe më e përfshirë në këtë fushë, me sa duket.E do shumë. Mbështetje e madhe, besoj, motra nuk e ndoqi për vete, apo jo? Mësimin e parë donte që ta ndiqte motra e vogël, apo jo?
Po, sigurisht dhe familja, atë pikësonim, por motra ka qenë shumë mbështetje e madhe edhe unë e dua shumë dhe e përshëndes shumë, sepse ndodhet në Itali.
Ajo ndihet krenare, besoj, kur të sheh, mbi të gjitha, kur ti i thuash unë kam marrë këtë certifikatë apo këtë medalje. Ajo është personi i parë të cilit ia shpreh ndoshta këto mirënjohje që ke ndaj saj, por nga ana tjetër, dhe arritjet që merr vlerësimet që që të jepen për kërcimin.
Në fakt, unë kam pasur dhe një vëlla, të cilit, të gjitha çmimet që kam marrë, ia kam dedikuar atij, por motrën e dua shumë, sepse vetëm atë kam dhe në njëfarë mënyre dhe për atë jam shumë mirënjohëse, për të gjitha gjërat që ka bërë për mua.
Ke pasur edhe një vëlla, më the?
Po. Nuk jeton më vëllai, këto janë ndodhitë e jetës, të cilat ne mund t’i bëjmë ballë dhe me fatin nuk mundet që si s’kemi çfarë të bëjmë në këto, sidomos kur është jeta e tillë.
Po. Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk e di se nëse mund ta dimë historinë dhe nëse do ta ndash me publikun.
Unë në fakt kam qenë shumë e vogël dhe pothuajse historinë e vëllait nuk e di. Po, dhe në qoftë se mami dhe babi do ta ndjekin këtë intervistë, nuk dua që t’i lëndoja më tepër.
E kuptoj. Ndalemi tek ato që kanë qenë momentet e para të kërcimeve të tua. Cilin kujton si momentin më emocionues, si më të bukur?
Momenti më emocionues kam qeshur kur isha tetë vjeçe, aty kam kërcyer për herë të parë në skenën e Kosovës, por ka qenë hera e parë që unë jam larguar pa mamin dhe aty kam qarë si çdo fëmijë, por që koreografi më ka parë me shumë mbështetje. Aty kemi marrë çmim të parë së bashku me grupin, më ka vendosur soliste si më e vogla dhe më e përkëdhelura në grup. Ky është momenti i parë, sepse nuk kisha parë një publik aq të madh, siç kishin skenat në Kosovë dhe kjo më ka bërë që të shty dhe ta vazhdojë këtë gjë pjesë.
Besoj prindërit gjithsesi të ndjekin apo kanë qenë pjesë e këtyre performancave që kanë qenë të rëndësishme për ty ku ke marrë edhe vlerësimin jashtë vendit të ndjekin, e kanë mundësinë për të qenë dhe për të parë nëse…
Ka raste në disa vende kur unë kam shkuar dhe kam performuar, po kanë qenë, të dy prezentë, ka rast se zgjedhjet nuk kanë qenë, por më shumë kam pasur motrën.
Më shumë ka qenë ajo afër teje. Janë disa vende të botës apo jo të cilat ti ke qenë pjesë, cilin veçon, cila ka qenë një eksperiencë e bukur për ty, ndoshta edhe momenti i parë kur ke shkuar jashtë Shqipërisë, përveç Kosovës që jemi një, duhet thënë.
Po një nga vendet që do të veçoja ka qenë në Turqi, siç e dëgjuam dhe pak më parë që kanë fituar një medalje dhe një certifikatë. Kjo ishte veçanërisht e gjithë për grupin. edhe këtu kam qenë shumë e vogël në fakt, duhet të kem qenë mosha nëntë- dhjetë vjeç, diçka e tillë, sepse kanë kaluar vite dhe nuk është se i mbaj mend shumë shumë mirë me detaje. Aty jam larguar gati dhjetë ditë nga shtëpia dhe kemi kemi fjetur me grupin në hotel dhe kjo është diçka që doja ta veçoja, sepse më ka mësuar shumë, Madje edhe largimi jashtë nga familjarët, më ka mësuar sepse unë kam qenë më e vogla e grupit dhe dëgjoja këshillat nga shokët dhe shoqet më të mëdhenj dhe jam ndjerë shumë mirë.
Je ndjerë, mirë. Ke performuar me bareshën? Se mos gaboj apo ka qenë ditë tjetër performanca ajo me këto motivet tradicionale që ne kemi?
Në Turqi kemi pasur kërcimin e Bareshës, por e vazhdoj akoma e kërcej këtë.
Në Turqi si është pritur, si ka qenë ai emocioni, ndoshta edhe për ty, teksa e ke kërcyer një valle që ishte tradicionale shqiptare, siç edhe shumë të tjera, sepse ti kryesisht besoje tek këto kërcime, që kanë të bëjnë me me tradicionalen, apo jo?
Po. më në fillim mirë është pritur, si zakonisht, sepse aty ka pasur vetëm njerëz të huaj dhe publiku krejt i huaj, i vetmi që ka qenë shqiptar në atë publik është vetëm koreografi jonë i grupit dhe në fund fare nuk i kemi bërë të ndihen shumë mirë, por janë pëlqyer, sepse pak a shumë ata i kanë këto ritmet që i përafrohen tonave dhe i duan, apo jo?
Më trego pak ndoshta edhe për mënyrën se si e ke ndier ti vetëm momentin që ke marrë çmimin. Çfarë është ajo pikë e fortë, ai kriter shumë i rëndësishëm që duhet të ketë një vajzë për të marrë çmime të tilla, se ti ke marrë medalje ari në Turqi?
Po, në Turqi. Ka marr medalje ari. Në fakt, unë nuk mendoja se do të cilësohesha si një soliste shumë e mirë. dhe do reja derisa mund të fitoj një medalj jari apo një certifikatë nga një vend i huaj dhe në atë moment të thjeshtë jam emocionuar shumë, kam qenë shumë e vogël dhe e vetmja gjë që kam parë nga publiku ka qenë vetëm koreografi që më tha: Je ke dalë mbanë edhe më ka shtyrë edhe më shumë për qënë pjesë.
Megjithatë, siç e thamë, ti ke vendosur të studiosh diçka ndryshe, sepse doje të ishe pjesë e mjekësisë, pamundësia më pas për të ndjekur ato studime, të bëri të jesh e përqendruar e gjitha tek biologjia. A është e vështirë tani të mbash universitetin dhe këto duke qenë se nuk janë shumë të lidhura me me kërcimin, por të jesh pjesë edhe e aktiviteteve?
Në fakt unë këtë e lidh pak me pjesën e njerëzve, të cilët më thonë si mund t’i ndjekësh të dyja, sepse nuk kanë lidhje dy profesionet me njëra-tjetrën por që biologjia tanimë është bërë ëndrra ime dhe në fakt doja ta cilësoja që unë jam një studente e shkëlqyer.
Bravo! Pra, nuk është tepër apo nuk ka patur një mungesë të përgjegjësisë ndaj mësimeve, edhe pse e ke një pasion tjetër, siç është kërcimi. Po, sepse i kam vënë pikësynim vetes që do t’i ndjekë të dyja. Edhe mund t’ia arrijë.
Cila është gjëja për të cilën je më shumë krenare? Në këtë pikë, sepse më the që je një studente shumë e mirë në biologji, por nga ana tjetër ke edhe medalje ari, ke disa vlerësime, certifikata të rëndësishme.
Ndihem shumë krenare për faktin se çdo gjë që kam bërë, duke nisur që nga shkolla deri tani, unë i kam bërë të gjitha vetë. Ka qenë vetë pjesë ajo forca ime që më është dashur për shumë vite me radhë për të thënë se unë mund t’ia dal për çdo gjë. Dhe, kur jam ndonjëherë e ngarkuar me pjesën e mësimeve, them që do t’i bëj të dyja, domosdoshmërisht në qoftë se kam vend edhe brenda ditës.
Me shumë vullnet, me shumë vullnet dhe më vjen mirë ta dëgjoj nga një vajzë e re.
Unë thashë që biologjia nuk është shumë e lidhur me kërcimin, por kur e mendon më thellë, duket si kur një herë ndikon edhe tek regjimi që duhet të ndjekim. Pra, ti mund t’i dish më mirë se çfarë mund t’i duhet trupit tënd në në këtë rast, për të qenë sa më në formë apo jo. Vë në zbatim shpeshherë gjërat që mëson në biologji, për të qenë edhe në formë. I vendos shumë në zbatim, dhe më duket ndonjëherë vetja shumë e fiksuar. sepse ndonjëherë flas me termat e biologëve dhe them që kur jam në shtëpi duhet të flas me fjalor sa më të thjeshtë, sepse janë dhe prindërit, të cilët më pyesin ndonjëherë që paskam mësuar shumë gjëra dhe flasim, po ndjek pjesën e gjimnastikës, ndjek pjesën e dietës ushqimore, të gjitha që kanë lidhje me biologjinë, por dhe me kërcimin, gjithashtu. Është e vështirë të mbash një regjim, ke tundime, ndodh që ndonjëherë e tejkalon apo je mësuar që të jesh gjithmonë e kujdesshme me atë që bën. Në fakt, jam shumë e kujdesshme dhe për çdo lëndë ushqimore që unë përdor, duhet të lexoj sa përmbajtje mund të përmbajnë, sepse më duket vetja shumë e fiksuar edhe them jam e vendosur për këtë gj.
Ti më the që si biologjia, edhe kërcimi janë dy dashuri të mëdha të tuat, të cilat ti do t’i mbash, pra nuk i ndan dot nëse do të jesh tek njëra apo tek tjetra. Po cila mendon se është pika jote më e fortë? Ku mendon që jep më të mirën tënde? Tani je edhe në studime, po besoj që pak a shumë e ke të qartë?
Jam shumë e vendosur për këto gjëra. Dhe pse jam pjesë e kërcimit, dhe më duket sikur i performoj dhe jam një kërcimtare që i jap zemrën dhe e shpreh shumë me anë të kërcimit, këtë që dua të them për më shumë dhe ajo që mendoj që do ja arijë akoma më shumë është pjesa e biologjisë sepse më ndikonte profesionin, tek familja që do të krijojë në të ardhmen dhe çfarë do të duhej të bëj.
Pra me këtë që po studion, cila është ëndrra që ke në biologji?
Ëndrra ime është që unë të vazhdoj doktoraturën, duke qenë se nuk vazhdova dot mjekësi. E ndoshta në të ardhmen kam shumë dëshirë që të jem një pedagoge. Dhe pse jo të jem edhe një koreografe.
Bashkë të dyja, në qytetin e Vlorës gjithmonë, apo jo?
Po, mendoj në qytetin e Vlorës
Por e mendon në një që mund të largohesh jashtë vendit, duke pasur parasysh që të jepet një mundësi edhe për për të realizuar këto kërcime më shumë? Po si një vajzë e lidhur me familjen, e ke të lehtë?
E kam shumë të vështirë. Sepse unë deri tani janë vetëm me ata. Domethënë, jam shoqëruar kudo me ata dhe më duket shumë e vështirë që ata të dy t’i lë. Më duket sikur i lë vetëm, ose ndonjëherë do të mërziten pa prezencën time, ose kur largohem që do të shkoj të kërcej në ndonjë event me grupin, gjithmonë duhet t’i telefonoj, sepse më duket sikur prania ime aty…
Se nga fjalët që dëgjoj, më duket sikur në këtë lloj forme e përjeton raportin që ke me mamin dhe me babin. Kush është kritikuesi më i madh? Se ne folëm për mbështetjen që është motra. Është ajo që ka qenë gjithmonë e para që të ka këshilluar, po a ka kritika nga mami dhe babi?
Mami ka karakter shumë të shenjtë dhe unë e dua shumë. Babi është pak më kritikues. Mbaj mend që kur që kur kam nisur këtë kërcim, deri që nga mosha pesëvjeçare deri tani më ka thënë se nëse në shkollë notat e tua nuk janë shumë të mira, atëherë kërcimin nuk do ta vazhdosh më.
E po duket sikur e ke bërë qejf, sidomos se ke zgjedhur një degë që është e rëndësishme, siç është biologjia e rëndësishme dhe e vështirë, duke patur edhe rezultate shumë të mira. Kush e di sa krenar janë prindërit e tu.
Shpresoj sepse babi nuk shprehet shpesh, thjesht më thotë faleminderit, faleminderit… vetëm kaq.
E po besoj mjafton për për t’u treguar që realisht i do këto arritje që ke patur ti dhe është krenar, sigurisht.
Unë të falënderoj shumë që ishe në vizionin e pasdites, sa më shumë sukses jo vetëm në kërcim, por edhe në biologji, duke qenë se është një ëndërr e madhe ajo.
