Categories Lajme

“Asnjë provë kundër meje”- A do të paraqitet sërish në SPAK? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka dalë nga SPAK ku ka dëshmuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani është shprehur se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë të thirret.

“Sa herë të thirrem. Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do të paraqitet sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok”, tha ish-kryeministri.

I pyetur në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK ndaj tij, Berisha tha: Asnjë provë, kishte mashtrime, Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre.

Deklarata e Berishës

Nëse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, në procesin e kthimit, në procesin e kompensimit, në procesin e parablerjes, Edi Rama ka një seri firmash në këtë proces.
Akuza që i bëhet Sali Berishës se e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Jamarbër Malltezin është identike si të thuash se Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij.
Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi.
Kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte… pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?
Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë?
Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj.
Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi.
Ky grup i strukturuar kriminal nuk guxon të përmendë njëherë të vetme emrin e tij.
A mund të imagjinoni ju hetues në botë si këta përveçse në Korenë e Veriut?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME