Categories Lajme

Megaoperacioni ‘Tempulli 2’, policia zbulon sa persona janë arrestuar në Dibër. Sekuestrohen armë, drogë, granata e makina

Policia e Dibrës, në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 2’ ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa nën hetim janë vënë 9 të tjera.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar, armë, drogë, fishekë, shkopinj bejzbolli,  granata, kapsolla detonatorë, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, celularë, një kompjuter dhe automjete.

Njoftimi i policisë:

Qarku Dibër

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” në qarkun Dibër, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë arrestuar e proceduar 9 shtetas, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar:

711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krëhër automatiku, 2 shkopinj bejzbolli, 1 radio marrëse-dhënëse,  4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.

Megaoperacioni vijon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME