Categories Lajme

Mashtruan një qytetar dhe i morën 30 mijë euro për regjistrimin e pronës, arrestohen katër persona

Finalizohet operacioni policor i koduar “Utopia”.

Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Utopia”, pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe me Prokurorinë e Tiranës.

U kapën në flagrancë duke i marrë 30 000 euro, një shtetasi, pasi e kishin mashtruar se do të ndikonin për t’i regjistruar pronën, vihen në pranga 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit).

Në pranga dhe një 31-vjeçare, punonjëse e një banke, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Sekuestrohen 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej prej disa vitesh, nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Utopia”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit 73 vjeç dhe 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja , 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja ., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME