Categories Lajme

Qendrat e masazhit fole pr*stitucioni, gazetarja tregon arsyet pse vajzat bëjnë këtë punë…

Gazetarja Aida Topalli ishte e ftuar këtë mëngjes në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku ka folur për një nga aktivitetet e jashtëligjshme që është përhapur mjaft kohët e fundit.

Qendrat e maszhit që ofrojnë edhe shërbime seksuale kanë qenë në fokusin e policisë vitin që lamë pas, kur kishin edhe kulmin e tyre.

Topalli tregoi se mjafton që të shkruash në faqen e këtyre qendrave, të cilat tashmë kanë filluar ta fshehin më mirë aktivitetin e tyre.

“Mjafton të shkruash në faqen që mund të kenë, të lësh orarin dhe të marrësh shërbimin dhe zakonisht të pyesin nëse do shërbim normal apo me “happy ending”.

Në vitin 2023 ishte kulmi i qendrave të masazhit, që patën kulmin por edhe rënien më drastike. Ajo çka është e re është se sot në Tiranë nuk i gjejmë më kaq sheshit. Sot duhet të kesh mik dhe të shkosh me besueshmëri të plotë. Rezulton të jenë zhvendosur në periferi. Kanë filluar edhe ata të ruhen si çdo vepër tjetër e paligjshme”, tha Topalli.

Ajo tregoi se këto qendra janë përhapur edhe në qytete të tjera dhe një rast që i ka bërë përshtypje është Thumana.

“Kemi qendra masazhesh edhe në Thumanë. Ka qendra të tilla masazhesh edhe në qytete të tjera të mëdha siç është Durrësi, Elbasani, Shkodra. Në Vlorë gjithashtu ka, por ajo që më habiti është Thumana. Zakonisht shkojnë klientë që nuk janë vendas dhe nuk duan të njihen”, tha gazetarja.

Topalli theksoi gjithashtu se arsyet që i shtyjnë vajzat që punojnë në këto qendra të ofrojnë të tilla shërbime, janë kryesisht ekonomike.

“Më është dashur të bisedoj edhe për të kuptuar edhe pjesën sociale, pse e bëjnë, sidomos kur ka pasur vajza 16, 17 vjeç dhe kur je në atë moshë nuk e kupton dhe manipulohesh shumë lehtë.

Arsyet kryesisht janë ekonomike. Ka vajza që vijnë nga familje të varfra, ka vajza që bëjnë një punë normale dhe bëjnë këtë punë për ca para shtesë. Jam e bindur që asnjëra prej tyre nuk e bën me dëshirë, e bëjnë për arsye ekonomike”, tregoi Topalli, teksa shtoi se pagesat variojnë nga 50 mijë lekë të vjetra në 100 mijë lekë të vjetra për klient.

Ajo tha ndër të tjera se ka edhe djem në Shqipëri që ofrojnë shërbime të tilla, edhe pse shumë herë më pak se vajzat, por jo në qendra masazhi.

“Ka edhe djem që ofrojnë shërbime seksuale të tilla në Shqipëri, por janë shumë herë më pak se vajzat. Janë meshkuj sikurse vajzat eskorta. Unë nuk di raste që të kemi meshkuj që punojnë në qendra masazhesh në këmbim të një favori seksual”, tha Topalli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME