Categories Sport

EKSKLUZIVE/ “Koha për ristart të futbollit vlonjat”, kryebashkiaku Leli: Ja si do ta çojmë Flamurtarin aty ku i takon

Ndeshjen miqësore me të rinjtë e Flamurtarit e ndoqi nga tribuna edhe Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës. Ai sërish ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton për ngjitjen sa më shpejt të Flamurtarit në Superiore. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, kryebashkiaku Leli tha se ka kontakte të vazhdueshme me administratorin Sinan Idrizi për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të ekipit.

“Me administratorin Idrizi ka ekzistuar gjithmonë një klimë pozitive bashkëpunimi. Jemi duke u përpjekur që rast pas rasti të shikojmë zgjidhjet më oportune, në mënyrë që të gjejmë të gjithë mekanizmat pozitivë për të pasur një ringritje të Flamurtarit. Mbështetja ime personale dhe e Bashkisë së Vlorës nuk ka për të munguar asnjëherë. Fusha e blertë gjithmonë ka surprizat e veta, ndonjëherë jo të këndshme, siç është rasti aktual i rënies së ekipit nga Superiorja. Megjithatë, e rëndësishme është që në klub ka një frymë pozitive.

Kjo është garancia që besoj se risjell dëshirën për ta parë Flamurtarin me rezultate më të mira. Me një bashkëpunim mes bashkisë dhe administratorit të klubit do të arrijmë ta ngremë ekipin. Jam në takime të shpeshta me administratorin Idrizi, ku po shikojmë të gjitha problematikat dhe po diskutojmë për zgjidhjet më të mira. Shpreh bindjen time se do ta çojmë Flamurtarin aty ku i takon”, është shprehur kryebashkiaku Leli.

AKADEMIA – Qytetari i parë i Vlorës tha më tej se është momenti i evidentimit të elementëve të spikatur të akademisë së Flamurtarit, ndërsa ka premtuar edhe realizimin e projektit “Vlora Sport”. “Pranova me kënaqësi ftesën për të qenë në stadium, për të ndjekur atë ndeshje simpatike brenda familjes mes Flamurtarit dhe ekipit të 19-vjeçarëve. Vlen për t’u përshëndetur iniciativa për të gjetur elementë të spikatur nga të rinjtë.

Kjo vlen në kuadër të të gjithë asaj që ne duam të realizojmë në kuadër të projektit ‘Vlora Sport’, një investim që vlonjatët e presin prej shumë kohësh. Është një investim i rëndësishëm në fushën e sportit në Pyllin e Sodës, me dëshirën e madhe që të krijohet një akademi e mirëfilltë sportive mbi një territor dhe mbi një ADN të konsoliduar në drejtim të futbollit që vlonjatët e kanë dhuratë nga natyra. Të gjitha këto iniciativa i shërbejnë një ristarti të futbollit në qytet dhe për Flamurtarin gjithashtu”, përfundoi kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME