Categories Lajme

Eksperti bën paralajmërimin e fri.kshëm: Katastrofat natyrore, Shqipëria vendi më i ekspozuar pasi…

Shqipëria mban vendin e parë në Europë për ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vetëm dy vitet e fundit detyrimet e shtetit ndaj familjeve të prekura nga tërmetet dhe përmbytjet arrijnë në vlerën 546 milionë Lekë. Për ekspertin e menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes civile, këto fatkeqësi natyrore i kushtojnë një humbje ekonomisë në vlerën e 6.7 % të GDP. Vetëm tërmeti i rënë pak muaj më parë në qarkun e Korçës i kushtoi buxhetit të shtetit 70 milionë Lekë.

“Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore. Referuar një studimi të OKB sipas indeksit të riskut, Shqipëria është vendi numër një në Europë dhe e 40-ta në botë. Ka vite në të cilat prevalojnë fatkeqësitë nga tërmetet dhe vite të tjera që prevalojnë përmbytjet”, thotë Maksimiljan Dhima, ekspert i menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes civile.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Shtabit të Emergjencave, numrin me të madh të familjeve ndaj të cilave shteti ka detyrime më të mëdha financiare e përbëjnë familjet e Bashkisë Krujë të cilat janë përmbytur në Dhjetor 2017, si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Zezë.

Ngjarje kjo e përsëritur edhe në 2016. Vetëm për vitin 2017, 1100 familje rezultojnë të prekura nga përmbytjet. “Humbjet nga përmbytjet arrijnë në 1.6 % të GDP vjetore. Është një rrezik për shkak të një sistemi lumor që ne kemi për arsye të topografisë, gjeografisë dhe është e pashmangshme që ne do të kemi përmbytje. Janë 626 ujëmbledhës, rezervuarë në Shqipëri dhe kanë nevoja të mëdha financiare pasi janë të vjetër dhe duan rikonstruksion. 619 janë përgjegjësi të bashkive me probleme të mëdha në shkarkesa, digat dhe kapacitetet e tyre”.

Për të minimizuar dëmet nga përmbytjet, ambientalistët kërkojnë pyllëzimin e tokës. “Të rritet bimësia pasi mban ujin si dhe të invetsohet nëpër diga dhe argjinaturat e lumenjve”, shprehet ambientalisti Ahmet Mehmeti.,Sipas ekspertëve, miratimi i ligjit për mbrojtjen civile shihet me pozitivitet pasi ka të sanksionuar reduktimin e riskut dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë.

“Nuk i kemi të gjitha kapacitetet por ligji për mbrojtjen civile thotë se 2-4 % të ministrive kryesore do kenë fond për fatkeqësitë, si dhe 4 % të bashkive do kalojë në këtë drejtim”.Edhe zyra e OKB në Shqipëri ka ngritur shqetësimin për ndryshimet klimatike në vendin tonë të shoqëruar me verë të nxehtë e të thatë si dhe rrebeshe shiu që priten të shkaktojnë përmbytje. Sipas koordinatorit të përhershëm të OKB në vendin tonë, parashikohen dëme të medha në bujqësi si dhe hidrocentrale. /Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME