Categories Covid-19

Ekspertja Kuli: Në varësi të situatës do të shqyrtohen dhe skenarët e mbylljes së pjesshme

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve të shëndetësisë kundër pandemisë së COVID-19, Gjeorgjina Kuli, tha sot se në varësi të situatës epidemiologjike në vend do të shqyrtohen dhe skenarët e mbylljes së pjesshme për shkak të COVID-19. Në një intervistë televizive Kuli theksoi se “në varësi të luhatjes, edhe të rritjes së pozitivitetit të monstrave sigurisht, që shqyrtohen edhe skenarët e mbylljes të pjesshme të atyre aktiviteteve që cenojnë më pak aktivitetin e përditshëm, qoftë social apo të biznesit, ndoshta të kufizimit të bareve apo restoranteve, por deri tani nuk kemi asgjë konkrete”.

“Akoma nuk ka ardhur virusi i gripit dhe ne përsëri patëm rritjen e rasteve. Momentalisht kemi infeksione respiratore, të ndryshme, shenjat janë njësoj si të shenjave të tjerë respiratore me temperaturë, shenjat e rrufës, kollë. Prandaj dhe vetë ne mjekët klinikisht e kemi të vështirë të bëjmë klinikisht diferencimin e virozave. Prandaj, ne i izolojmë këta fëmijë, ju bëjmë tamponin” – theksoi Kuli.

Sipas saj, ka disa studime madje me një bazë të gjerë pacientësh që fëmijët janë më pak transmetues, fëmijët e moshave të vogla. “Do të përpiqemi në maksimum, nuk kemi dëshirë që të cënojmë mbylljen e shkollave fillore, ose 9 vjeçare. Me parametrat që kemi deri tani nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë” – tha Kuli.

Momentalisht, shtoi ajo, tek pavioni jonë kemi 5 fëmijë të hospitalizuar. “Kanë një Covid të komplikuar me bronkopneunomoni, me përfshirje të mushkërive ne infeksion. Ne kemi 12 deri në 20 shtretër në dispozicion, janë dhoma që kanë kapacitet të madh, por kemi edhe skenar të ndryshëm, që nëse do të mbushet pavioni i covidit do të hapen edhe pavione dhe shërbime” – u shpreh mjekja. Profesoreshë Gjeorgjina Kuli e vë theksin tek ndërgjegjësimi i sjelljes së qytetarëve për ti bërë ballë valës së dytë të virusit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME