Categories Lajme

“Pse nuk e kemi dhe ne një kryetar si Veliaj”, Erkand Qerimaj i bashkohet PS-së: Ja pse i mora medaljet me vete…

Peshngritësi Erkand Qerimaj i është bashkuar Partisë Socialiste. Nga Lapraka ku u shfaq në krah të Veliajt bashkë me familjen e tij të re, Qerimaj shprehu mirënjohjen kryebashkiakut të Tiranës jo vetëm për mbështetjen që i ka dhënë sportit, por edhe për kushtet në çerdhe dhe nëpër kopshte për të më vegjlit.

Urime për fushën e re. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë për gjithë punën që ka bërë për sportin, duke bërë terrene të reja sportive, palestra të reja, dhe për ne sportistët elitarë, rritjen e trajtimeve dhe një punë shumë të mirë që normalisht edhe ne e kemi treguar me medalje dhe e kemi shpërblyer gjithë këtë përkushtim.

Unë edhe si prind, për këtë kam sjellë edhe djalin, për kushtet në çerdhe dhe kopshte, dhe mendoj që gjithë kjo punë që është bërë duhet të vazhdojë përsëri. Dhe jo pa qëllim i mora dhe medaljet me vete, njëra është me timon, që ta marrë timonin vetëm përsëri. Dhe sa herë shkoj në Shkodër, si shkodran që jam, them si nuk e kemi edhe ne një kryetar si Erion Veliaj, që të bëjë punë kaq të mira siç po bën në Tiranë”, u shpreh Qerimaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME