Categories Lajme

Eksportet ‘Made in Albania’, OBT: Shqipëria kryeson me produktet bujqësore dhe fasonerinë

Bujqësia dhe fasoneria janë dy ndër sektorët që dominojnë eksportet “Made in Albania” në tregjet e huaja.

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) tregon një panoramë gjithëpërfshirëse duke evidentuar produktet kryesore të eksportit shqiptar.

Sipas të dhënave nga ky raport, në total në vitin 2018, Shqipëria ka eksportuar rreth 2.9 miliardë dollarë produkte ndër të cilat dominojnë eksportet e prodhimeve nga manifaktura që zë pjesën kryesore me rreth 70%, më pas vijnë hidrokarburet dhe minierat me rreth 17% për të vazhduar me eksportet agrobujqësore që zënë rreth 12%.

Raporti evidenton se Shqipëria renditet në vendin e parë për eksportet e produkteve jobujqësore, që kapin shifrën e 227 milionë dollarëve në fund të vitit 2018. Në vend të dytë renditen eksportet e fasonerisë, këpucët dhe artikujt e lëkurës, në vend të tretë vijnë kostumet për burra dhe në vend të katërt bluzat për burra e djem.

Raporti i OBT cilëson me peshë të rëndësishme edhe eksportin e energjisë elektrike.

Ndërsa eksporti i produkteve bujqësore, domatet e freskëta apo të shtypura, renditen në vend të parë, me rreth 38 milionë dollarë në vit. Më pas ndjekin eksportet e perimeve të ndryshme, por me diferencë të ndjeshme nga vendi i parë në renditje./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME