Categories Lajme

Eksportet shpëtojnë ekonominë gjermane – Rriten gjatë shtatorit, shmangin recesionin teknik

Eksportet gjermane pësuan rritjen më të madhe në thuajse dy vite gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit që raporton ekonomia më e madhe e Europës, duke larguar të paktën për momentin frikën e madhe të një recesioni të mundshëm.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, eksportet gjatë muajit shtator u rritën me 1.5%. Kjo është rritja më e madhe që prej nëntorit të vitit 2017 si dhe bindshëm mbi pritshmëritë e tregjeve dhe ekonomistëve që flisnin për vetëm 0.4% rritje.

Ekonomistët shprehen se, në një kohë që nuk ka asnjë pikë dyshimi se, industria gjermane është në recesion, me këto të dhëna, ekonomia në tërësi mund ta ketë shmangur një të tillë. Në rast se eksportet nuk do të ishin rritur me një hap të tillë, atëherë me shumë gjasa ekonomia gjermane do të hynte në recesion teknik në tremujorin e tretë të vitit.

Dy tremujorë me radhë në kontraktim sjellin atë që njihet si recesion teknik. Sektori i manifakturës në Gjermani po vuan ngadalësimin global si dhe pasiguritë e biznesit që lidhen ngushtë me luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Të dhënat e shtatorit flasin edhe për një rritje të importeve me 1.3%. Suficiti tregtar arriti në 19.2 miliardë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME