Categories Kulture

Ekspozohen për herë të parë libra, harta dhe gravura të shekujve XV- XIX

Për herë të parë u ekspozuan për publikun, një koleksion unik librash, hartash dhe gravurash të vjetra të shekujve XV – XIX shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sulës.

Ekspozita e titulluar “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia” u çel në Muzeun Historik .

Ai tregon se librat, gravurat dhe hartat ekspozohen për herë të parë, por ka prej tyre botime që fillojnë që nga viti 1493. Për ekspozitën ai tregon se janë libra që janë shkruar nga autorë të huaj në gjuhë të ndryshme.

“Ekspozita për mua është e rëndësishme, sepse është një koleksion i cili më rezulton që është unik, dhe janë libra të vjetër të shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët në gjuhë të ndryshme nga autorë të huaj. Fillojnë nga 1493 deri në fillim të shekullit të njëzet, libra, harta dhe gravura”, pohon koleksionisti Ylli Sula.

Ai tregon se në punën e tij që ka 25 vjet që vijon si koleksionist bën shumë kërkime për të koleksionuar materiale të rëndësishme dhe me vlera. “Unë kërkoj për koleksionet dhe i mbledh ato. Kur bëj kërkime unë i verifikoj nëse janë origjinale dhe më pas edhe i blej për koleksionin. Ky është koleksioni im privat dhe është hera e parë që bëhet ekspozimi i tij. Unë kam 25 vjet që mbledh dhe koleksionoj” tregon më tej koleksionisti Ylli Sula.

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar vjen edhe në vijim të veprimtarive të tjera që janë zhvilluar për publikun. Nuk janë të pakta ekspozitat që hapen në mjediset e MHK, por këtë herë janë materiale të rralla, që kanë rëndësi për historinë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME