Categories Lajme

Ekstradohet nga Greqia në Holandë 52-vjeçari nga Saranda

Thanas Bako, i cili akuzohet për pastrim parash, është ekstraduar të martën nga Greqia në Holandë. Mësohet se 52-vjeçari nga Saranda ndërsa më 11 gusht do të dalë para Gjykatës së Roterdamit. Bako u arrestua në 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës.

Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës.

“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citohej në deklaratën e Europol. Ndërkohë pas ekstradimit të tij, mediat holandeze shkruajnë: “Ai doli në skenë nga Taskforce Underground Banking (TF-UB) në vitin 2022, pasi një hetim tregoi se organizata e tij kriminale kishte lëvizur rreth 500,000,000 euro.

Nga komunikimi i koduar përmes shërbimit të mesazheve Sky ECC, i dyshuari doli si personi që drejtonte këta korrierë. “Ai ka komunikuar edhe me persona të ndryshëm për tregtinë e drogës. I dyshuari i lindur në Shqipëri rezulton të jetë me banim në Greqi, ku është arrestuar nga policia greke më 31 maj 2023 me kërkesë të Holandës. Ai dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale që pastron paratë nga krimi në shkallë të gjerë”, thuhej në hetime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME