Categories Lajme

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i…

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet homologe në Athinë bënë të mundur ekstradimin e një shtetasi të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi Fatos Metushi,  53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier. Metushi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.

Fatos Metushi është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit, pasi në janar të këtij viti, ishte në listën e personave më të kërkuar në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Policia njofton se Metushi në vitin 1997 kishte vrarë me armë zjarri një shtetas. “Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, – raporton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME