Categories Lajme

Ekzekutimi mafioz i “Nardit të Bujtinave”/ A ka lidhje ngjarja me të shkuarën në Itali?

Disa ditë më parë në Grudë të Shkodrës u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Ferdinand Polia.

Policia e Shkodrës në një njoftim për mediet ka bërë me dije se ka arrestuar 3 persona, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar për vrasjen e “Nardit të Bujtinave”.

Policia njofton se në pranga kanë rënë G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër, K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër dhe A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Pavin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia insiston se autorët e vrasjes mund të kenë ngatërruar objektiv. Në një intervistë ai ka thënë se vëllai i tij nuk ka pasur asnjë konfikt, madje as në Itali ku u arrestua në vitin 2010 për trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion.

Vëllai i viktimës thotë:

“Pista jonë është se mos kanë ngatërruar person. Sepse logjika i bie, sipas detajeve, që është vrarë me maskë se është porositur. Por këtë version kemi duke qenë se nuk kemi pasur konflikte. Kemi pasur një dyshim se ka një ngatërresë për autorët e arrestuar nga policia. Por jemi në pritje për një gjë më të saktë. Jemi në një tension të madh dhe shpresojmë që të dalë sa më parë e vërteta.
Nuk ka pas asnjë konflikt. Nuk ka pas ndonjë dyshim sepse nuk ka pasur as ndonjë kërcënim. Unë jam i vëllai dhe këtë numër kam pasur prej 15 vitesh. Edhe për atë që thonë për të shkuarën në Itali nuk e besoj, sepse dikush do të kishte kontaktuar se duhet diçka për këtë gjë. Kështu që po presim një hetim më të saktë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME