Categories Lajme

Shqiptarët largohen nga vendi i tyre më shumë se kushdo tjetër, remitancat arrijnë nivelin më të lartë në 6 vjet

Të shumtë janë shqiptarët që janë larguar për punë në shumë shtete të Europës për të siguruar të ardhura për vetën dhe familjarët e tyre. Të ardhurat që ata sjellin në Shqipëri, kanë shënuar një rritje të ndjeshmë gjatë viteve të fundit.

Sipas statistikave të publikuara nga banka e Shqipërisë, remitancat (prurjet e emigrantëve) arritën në 670 milionë euro në vitin 2018, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro.

Rënia e tyre ishte e pritshme, pasi maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.

Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.

Elton Çollaku, drejtori i një institucioni financiar bankar në Shqipëri ka pohuar se arsyeja kryesore e rritjes së remitancave lidhet me rigjallërimin e ciklit të emigracionit.

Çollaku shprehet:

Personat që ikin sistemohen vetë dhe më pas ndihmojnë familjet.”
Ai ka thënë gjithashtu se ky fenomen lidhet në mënyrë të padiskutueshme me emigracionin, ecuria e remitancave lidhet drejtpërdrejt me trendet migraore të një vendi. Nivelet e larta të emigrimit shoqërohen me flukse monetare remitancash, të cilat dërgohen nga emigrantët për të mbështetur familjarët dhe të afërmit në vendet e origjinës.
Ndërkohë, me kalimin e viteve dhe me inkuadrimin e kësaj kategorie (emigrantëve) në jetën dhe shoqërinë e vendit ku kanë emigruar vërehet një lloj stabiliteti i remitancave dhe madje rënie të tyre me kalimin e viteve (zakonisht ky është një cikël 10–15-vjeçar).

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit dhe kërkesa për azil

Të dhëna të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa, për të rënë gradualisht në vititi e mëpasshme, por që gjithsesi kërkesat për azil vijojnë të mbeten të larta, në rreth 19 mijë në 2018-n.

Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.

Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME