Categories Politike

A kishte përplasje mes saj dhe Ramës pas Kongresit? Ja si përgjigjet Blerina Gjylameti

Të shtunën e kaluar Partia Socialiste mbajti Kongresin e saj i cili është vënë në qendër të diskutimeve dhe kritikave gjatë këtyre ditëve.

Zërat se brenda kësaj partie ka patur debate të ashpra midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Blerina Gjylameti janë hedhur poshtë nga kjo e fundit.

Gjylameti e cila është edhe kryetarja e PS-së për Tiranën, tha gjatë një interviste për “abc neës” se nuk ka rëndësi si funksionojnë marrëdhëniet mes individëve të caktuar në PS, por funksionimi i kësaj partie si një ekip.

Pyetje: Ishit lajm ditën e djeshme dhe ditën e sotme, sepse sipas disa mediave për ju nuk ka qenë një ditë e qetë e shtuna. Pse? Burime nga PS dhe po citoj  një nga portalet që kanë botuar dhe ka folur për znj. Gylameti; “Burime nga PS pas përfundimit të Kongresit thanë se Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarja e PS në Tiranën kanë debatuar ashpra”. Keni debatuar me Edi Rama?

Blerina Gjylameti: Po thua që kam debatuar ndonjëherë ashpër?! Unë diskutoj kur kam çështje që nuk kanë lidhje me atë që është puna e përditshme i them, është pjesë e natyrës time të drejtpërdrejtë. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe nuk besoj se kam ndonjë konflikt.

Unë jam në detyrë sikundër e shikoni dhe sot vij si kryetare e PS për Tiranën. Ajo çfarë për mua ka më tepër rëndësi që të flasim nuk është çështja se si unë individualisht ndërlidhem me njerëzit e tjerë në PS, por besoj shumë më tepër ka rëndësi se si funksionon ekipi i PS qoftë i Tiranës qoftë i Shqipërisë për atë çfarë qytetarët presin.

Pyetje: Keni pasur apo jo edhe një komunikim verbal pak me tone të ngritura me Edi Ramën?

Blerina Gjylameti: Asnjëherë! Thash që nuk është çështje debati me tone. Kritika konstruktive dhe diskutime nuk thash që nuk ka. Nëse nuk do të kishim do të ishim në një sistem tjetër jo këtë që kemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME