Categories Lajme

Ekzekutoi Armando Beqirin në derën e shtëpisë, gjykata dënon me 16 vite burg Angjelin Sterkajn

Angjelin Sterkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Armando Beqirajt! Vendimi është marrë më 23 tetor nga Gjykata e Islandës për vrasjen e ndodhur në mes të shkurtit, në prangun e shtëpisë së shqiptarit. Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria kërkoi që i dyshuari kryesor për vrasjen të dënohej 16-20 vite burg.

Ndërsa për tre të bashkëpandehurit: Murat Selivrada, Claudia Sofia Coelho Carvalho dhe Shpëtim Qerimi kërkohej dënimi deri në 6 vite, pasi akuzoheshin si bashkëpunëtorë të Sterkajt në vrasje. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, u vendos që shqiptari Sterkaj të dënohej me 16 vite burg, ndërsa të tjerët u shpallën të pafajshëm.

Në seancën gjyqësore, ku ndodhej edhe e veja e Beqirit, u vendos edhe shuma e dëmshpërblimit prej 70 milionë ISK (gati 500 mijë euro), të cilat do të ndahen për gruan Þóranna Helga, dy fëmijët e saj, madje dhe prindërit e Beqirit. Deri më tani është lajmëruar se vetëm Prokuroria ka ndërmend të apelojë vendimin, pikërisht për lirimin e 3 bashkëpunëtorëve.

Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës. Dy ditë para vrasjes, Angjelini kishte shkuar në banesën e viktimës duke i kërkuar që të sillej mirë, ndryshe do t’ja mbushte barkun me plumba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME