Categories Lajme

Ekzekutoi kushërinjtë për kanabis në 2020, vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj

Këtë të premte është vetëdorëzuar në polici pas dy vitesh arrati Daniel Pepaj, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në Malësinë e Madhe për shkak të konfliktit për parcelat e mbjella me kanabis sativa.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në 2020 në malin e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe. Vilsoni dhe Klementi, janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit, pranë një parcele me drogë.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat ishin qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri. Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME