Situata me COVID 19 në Elbasan paraqitet mjaft e rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja infektimi, mes të cilëve 5 mësues dhe një nxënës. Po dje, në këtë qytet ka humbur jetën edhe një person.Situatë e rënduar paraqitet edhe në bashkitë e tjera të qarkut ku 28 raste janë konfirmuar në Gramsh, 5 në Librazhd, 1 në Peqin, ndërsa 2 viktima janë regjistruar në Përrenjas.
Categories
Lajme
Elbasan/ 71 infektime dhe 3 humbje jete në 24 orë. Mes tyre nxënës dhe mësues
