Categories Lajme

Kreu i Komunës së Mitrovicës shfaqet në krah të Bashës mesditën e sotme

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha priti mesditën e sotme kreun e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe një delegacion që e shoqëronte atë. Në përfundim të takimit, dy bashkëbiseduesit dhanë një prononcim për mediat, ku u nënkuptua që temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si pasojë e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ngjarje kjo që ka shkaktuar jo pak polemika edhe në vendin tonë.

“Kënaqësi të mikprisja kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri. Domosdoshmëri për një përgjigje të unifikuar të shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar”, u shpreh Basha.

Nga ana e tij, kreu i Mitrovicës u shpreh i ashpër në deklaratat e tij drejtuar kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe anëtarëve të sektit të rilindjes, që prej ditësh kanë nisur një fushatë të ulët denigruese ndaj kreut të opozitës për rolin e tij në hetimet e krimeve të luftës së Kosovës në kohën kur ai ishte pjesë e grupit hetimor të UNMIK-ut.

“U bëj apel të gjithë politikanëve në të dy anët e kufirit të bashkohemi si një trup. Kosova në një situatë të vështirë.. Shpifjet më të ulëta me qëllime politike nuk e prekin Bashën. Basha nip i Kosovës dhe kontributor i madh në pavarësinë dhe shtetin e Kosovës”, deklaroi kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pjesëtarët e delegacionit: Agim Bahtiri, Kryetar i Komunës së Mitrovicës; Halit Barani, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut; si dhe Besnik Beka, Drejtor për Planifikim Urban në komunën e Mitrovicës.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA DHE KRYETARIT TË KOMUNËS SË MITROVICËS, AGIM BAHTIRI

Lulzim Basha: Kam kënaqësinë të mirëpres sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës zotin Agim Bahtiri. Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua së pari t’i shpreh mirënjohje dhe falënderimet më të sinqerta për vizitën e tij, por edhe për mikpritjen e ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës time zyrtare në Kosovë, para disa muajsh. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot Kosova, dhe domosdoshmërinë për një përgjigje të bashkuar për interesat e Shqipërisë e të Kosovës në interesat kombëtare dhe solidarizimin me Kosovën, me qytetarët, me institucionet e Kosovës për përballjen në këto sfida.

Agim Bahtiri: Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpallë Qytetar nderi zotin Lulzim Basha. Dhe kam ardhur ti jap një përkrahje maksimale për të gjitha sfidat që po kalon vendi, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Prandaj edhe të bëj një apel, te gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situate tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht.

Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu.

Lulzim Basha: Faleminderit zoti kryetar. Gjatë vizitës, kemi pasur nderin të kemi një aktivist 31-vjeçar të të drejtave të njeriut, me personalitet të të drejtave të njeriut për Mistrovicën, Kosovën dhe gjithë botën shqiptare, zotin Halit Barami, të cilin dua po kështu ta përshëndes dhe ta falënderoj që i është bashkangjitur delegacionit të kryetarit Bahtiri. Dhe ju falënderoj ju zoti Bahtiri që sollët në këtë vizitë edhe zotin Barami.

Një person me kontribute të jashtëzakonshme në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit në zonën e Mitrovicës, një ndihmë e jashtëzakonshme që ka dhënë për zbardhjen e këtyre krimeve të përbindshme dhe vënien e disa prej përgjegjësve para drejtësisë. Faleminderit shumë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME