Categories Lajme

Elbasan, Makina del nga rruga dhe përmbyset

Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Fillimisht një automjet tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Peqin. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vidhas, ku mjeti ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.

Ndërsa aksidenti i dytë është regjistruar në aksin nacional Elbasan – Librazhd në fshatin Mirakë. Dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën ku mbetën të plagosur dy persona.

Ata u shoqëruan menjëherë në spitalin e Elbasanit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ekspertiza e policisë dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë e krijuar nga reshjet e shiut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME