Categories Showbiz

“Keni vend nderi në tabelën e turpit”, Jul Deda thumbon keq artistët që mbështetën shembjen e Teatrit

Aktorë që janë ngjitur për vite me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar e kundërshtuan me forcë shembjen e tij, por kishte dhe nga ata që mbështesnin të kundërtën e saj. Një pjesë e artistëve u shprehën pro shembjes së Teatrit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një riu, që sipas tyre do të ishte më modern dhe i përshtatshëm për të gjithë. Por ideja e këtyre të fundit nuk është pritur mirë nga të gjithë, madje ka pasur nga ata që janë shprehur se pas këtij qëndrimi të tyre ka interesa të tjera, të cilat mund të lidhen me përfitime personale. Julian Deda është një ndër aktorët që ka fshikulluar kolegët e tij, të cilët kanë dalë hapur pro shembjes së Teatrit.

Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Deda i ka cilësuar këta aktorë si bashkëpunëtorë në krim dhe shprehet se për ta do të ketë gjithmonë një vend nderi në tabelën e turpit të Teatrit shqiptar. Ndër të tjera ai thotë se shumë aktorë e gjetën këtë si një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për të mos mbetur anonim. “Të gjithë ne e duam një teatër të ri, por vetëm disa prej nesh donim të mos prishej i vjetri. Ata që e shkatërruan teatrin kanë kryer një kr im të tm errshëm, ndërsa për ata që e mbështetën do të ketë gjithmonë një vend nderi në tabelën e turpit në historinë e Teatrit shqiptar. Për disa nga këta bashkëpunëtorët në krim, për të mos ngelur përjetë anonim, kjo ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në histori”, ka shkruar Juliani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME