Categories Lajme

Elbasan/ Po kthehej nga va.rrimi i burrit, vd.es në aksident të trefishtë gruaja dhe tre familjaret

Një tragjedi e dyfishtë është shënuar ditën e sotme për një familje në Elbasan, ku pas ceremonisë së varrimit të bashkëshortit, ka humbur jetën edhe gruaja së bashku me tre familjare që u përfshinë në një aksident zinxhirë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimat e këtij aksidenti tragjik të ndodhur në Papër të Elbasanit,  janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli 64-vjeçe, Lume Hoxha 28-vjeçe, dhe një vajzë 30-vjeçare e quajtur Jonida Kotorri, të cila i përkasin së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi, ndërsa kanë qenë në automjetin tip ‘Seat’ që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se familjarët që kanë humbur jetën në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës (viktimë e aksidentit), por që ky udhëtim rezultoi të kthehej në një mort më vete.

Makina tip ‘Seat’ drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë. Shoferi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Burimeve të Report Tv, makina tip ‘Seat’ ku ndodheshin viktimat fillimisht ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar disa herë në rrugë për shkak të lagështisë dhe më pas është goditur nga makina tjetër, ndërsa pas saj një tjetër makinë është përfshirë në aksident.

“Grupi hetimor  ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në një njoftim paraprak. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar. Ndërkohë që shkak për këtë aksident tragjik dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë që ka bërë spostimin jashtë rruge të mjetit tip Seat.

Në raportin e publikuar këtë të hënë nga INSTAT, 137 njerëz kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në tetë muajt e parë të këtij viti. Këtë vit vërehet një rritje e ndjeshme e femrave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore.

Viti 2019 rezulton të ketë ‘ndërgjegjësuar’ qarkun e Dibrës, i cili ka ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve për këtë 8 mujor (janar- gusht). Sipas publikimit më të fundit të Instat për aksidentet rrugore, gjatë kësaj periudhe në qarkun e Dibrës janë shënuar 8 aksidente rrugore, ndërkohë që për janar- gusht 2018, ky numër ishte 24. Ndërsa qarku i Tiranës, vazhdon të jetë në vendin e parë. Vendi i dytë i përket qarkut të  Lezhës me 111 aksidente rrugore në 8 muaj.  Por përpos shifrave dëmi ekonomik që vjen nga aksidentet mbetet i lartë në shifrat e 2 mld lekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME