Categories Lajme

Elektriçistja e Tiranës, pensionistja që punoi 46 vjet në një profesion burrash

Vasilika Rrapi është një nga elektricistet më të vjetra në Tiranë. Ky është profesioni të cilin e njeh në çdo detaj.

Ajo tregon se ishte pikërisht babai i saj që e shtyu të profilizohet në këtë degë, edhe pse nuk e kishte me dëshirë.

Vasilika Rrapi: Nuk e kam dashur, më thoshte bijë, do të marrësh këtë zanatin elektrik. Me një pincë dhe kaçavidë, më thoshte, ha bukë bijë dhe vërtet.

Me duart e bëra pis nga grasoja, kjo zonjë na tregon se e dashuron punën dhe flet me të si të ishte njeri.

Vasilika Rrapi: Ndoshta është pak e tepruar për mua si femër që të lyej duart, ti shtrembëroj nga puna, por i jam kushtuar kësaj pune dhe nuk dua t’ja di se çfarë flasin njerëzit. Kur vi në punë më përqafojnë motorët, këta më japin jetë, flas me ta përditë.

Kërkesat e klientëve për punën e saj janë të shumta, për këtë arsye Vasilika nuk mund të shkëputet prej saj pavarësisht se ka kaluar në moshën e pensionit apo problemeve shëndetësore.

Vasilika Rrapi: Me anë të punës marr frymë, lëviz, heq mendjen nga hallet.

Megjithën pasionin për të punuar, Vasilika Rrapi, e ndjen veten të pafuqishme për të vijuar, por ajo shprehet e gatshme që tu japë të gjithë dijet e saj të rinjve që e duan punën e elektriçistit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME