Categories Showbiz

Elon Musk i vendos djalit të posalindur emrin X Æ A-12

Çfarë është “X Æ A-12” dhe pse po përmendet kaq shumë në Twitter? Ky në fak është emri i fëmijës së parë që miliarderi i teknologjisë Elon Musk dhe muzikantja Grimes kanë sjellur në jetë së bashku. Të paktën sipas Elon Musk, i cili cicëroi “X Æ A-12 Musk” kur një nga 33.7 milionë ndjekësit e tij kërkoi të dinte emrin e foshnjës së tij të porsalindur.

Shumica e njerëzve po mendojnë se tweet-i i Musk është një kod për emrin e vërtetë të foshnjës. Por Grimes dha një sqarim përmes një shkrimi në Twitter. Sipas saj X është variabla e panjohur, Æ është çka ajo quan dashuri dhe Inteligjencë Artificiale dhe A-12 është avioni i preferuar i çiftit. Musk ka pesë djem nga martesa e tij e mëparshme me autoren kanadeze Justine Wilson. Fëmijët e tij  – Griffin, Xavier, Kai, Saxon dhe Damian – të gjithë kanë emra shumë më të zakonshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, i cili raportohet se ka pasuri në vlerë prej 37 miliardë dollarësh, filloi lidhjen me Grimes në vitin 2018 pasi u takuan në Met Gala të atij viti. Këngëtarja kanadeze njoftoi për shtatzëninë në janar ndërsa në shkurt tha se ajo dëshiron ta lërë fëmijën e saj të zgjedhë identitetin gjinor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME