Një gol i Filip Djuricic i dhuroi fitoren Sassuolos përballë Veronës së Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit. Të dy mbrojtësit shqiptarë zhvilluan një tjetër ndeshje pozitive, por “predha” e 27-vjeçarit vendosi ndeshjen.
Ivan Juric ndjen keqardhje për humbjen shtëpiake. Trajneri i Veronës vlerëson paraqitjen e ekipit të tij, teksa ndalet edhe te ndeshja e 19-vjeçarit të kombëtares shqiptar “Kumbulla është një lojtar i ri. Ai po rritet nga ndeshja në ndeshje. Sonte nuk e pati të thjeshtë kundër Defrel, por duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Marashi duhet të mbetet i qetë”, përfundon trajneri nga Spliti. /abcnews.al