Categories Lajme

Elsa ‘mbërthen’ Evropën, stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu

Quhet Elsa stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu e cila ka mberthyer Evropen keto dite. Nuk ka shkaktuar pak, i ka marrë jetën katër personave deri me tani në Spanjë dhe Portugali, pervec problemeve të shumta në Francë dhe Britani. Mëngjesin e të premtes, lidhjet detare mes Marokut dhe Spanjës u ndërprenë me Spanjën, Portugalinë dhe Francën që po përgatiten tashmë edhe për një tjetër stuhi, të shtunën, të quajtur Fabien.

Një person në Portugali humbi jetën në një aksident rrugor si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë ndërsa një tjetër u vra pas shembjes së një shtëpie si pasojë e erës së fortë. Ndërsa në Spanjë, një person humbi jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu ndërsa një tjetër vdiq pasi një mur u shemb. Në Francë, çatia e një pike karburanti në lindje të vendit u shemb si pasojë e erës së fortë ndërsa 14 departamente të vendit mbeten në alarm portokalli nga shërbimi kombëtar i motit, ‘Meteo France’. Ndërsa në Britaninë e Madhe, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar kaos për miliona njerëz që nisen për pushimet e fundvitit, me rrugët dhe linjat hekurudhore të zhytura nën ujë në shumë pjesë të vendit.tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME