Categories Showbiz

Elvana Gjata flet për herë të parë për “Eurosong”: Qaj, sa herë dëgjoj këngën “Me Tana”, ja arsyeja! (‘Sekreti’ si do performojë live)

Elvana Gjata ka qenë protagonistja e ‘Aperi Fest’ me Eni Shehun mbrëmjen e djeshme. E ndërsa Eni zbuloi pak nga koreografia e Elvanës, duket se si kërcimi, ashtu dhe kënga kanë shumë për të treguar.

Pyetur për Eurovizionin, Elvana është shprehur se para së gjithash, vjen festivali. “Eurovizioni është shumë larg”, ka thënë këngëtarja, duke treguar dhe diçka tjetër për këngën. “Me Tana” nuk qenka shkruar enkas për eventin më të rëndësishëm muzikor në Shqipëri. Artistja e ka krijuar këtë projekt një vit më parë, por ka një arsye pse ne nuk e kishim dëgjuar ende: Elvana po priste momentin e duhur, duhej të ndihej gati në çastin kur ta lançonte.

“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë këngëtarja, duke shprehur kështu gjithë dashurinë e mundshme për këtë krijim. Siç ka theksuar dhe vetë ajo, “Me Tana” është një këngë shumë e shtrenjtë për të. Për sa i përket koreografisë, janë bashkuar tre valle në një: vallja e jugut, Shqipërisë së mesme dhe e veriut. Të gjitha këto, ndërthurur me elemente moderne.

Për të gjithë skeptikët që kanë nisur të komentojnë se sa e vështirë do të jetë për Elvanën të këndojë dhe të kërcejë në të njejtën kohë, ka qenë Albi Nako ai që ka sqaruar gjithçka. Nako ka bërë të qartë se çdo lëvizje është menduar në atë mënyrë, që Elvana të mos ketë probleme me zërin gjatë performancës. Madje, shumë pjesë të kërcimit do ta ndihmojnë këngëtaren në rregullimin e frymëmarrjes.

Për sa i përket aftësive të saj në kërcim, Nako është shprehur se nëse Elvana nuk do të ishte bërë këngëtare, do i drejtohej medoemos baletit, pasi është perfekte në çdo lëvizje. Epo, duket se për gjithçka është menduar me detaje, e tashmë mbetet vetëm të nisë nata e parë e festivalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME