Categories Lajme

Dëmet në Lezhë, bashkia miraton qiranë për 160 familje, Ndreu: Pas vlerësimit, do fillojmë shembjet

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar  dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu u shpreh se kjo është faza e parë e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraja, pasi procesi po vazhdon. Ai ka garantuar se brenda kësaj jave do të përfundoje vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Duhet të kuptojmë se ne nuk mund të operojmë mbi personat që janë qiraxhinj, por vetëm ata që kanë banesën dhe ata që janë në banesa shtetërore, aplikohet. Këtu shpërndarja është mikse, pallatet e reja si konstrukt nuk na kanë rezultuar se janë të pabanueshme, port banesa të ndryshme brenda pallateve kanë shembje të mureve të brendshme,prandaj janë trajtuar me bonues qiraje. Operatori që ka bërë pallatin do të riparojë hyrjet atëherë do të rikthehen në banesat përkatëse. Mendoj se për pak ditë do të mbledhin këshillin për miratimin e shembjes së disa objekteve. Zgjidhje me të shpejtë se bonuesi i qirasë, se pjesa më e madhe do të përballohet nga qeveria. Ne po operojmë me qeverinë që të hyjmë në fazën e shembjes dhe rindërtimit të disa objekteve, ku po u them hapur prevalon hapur pallati ‘88″ deklaroi Ndreu.

Këshilltari Bashkiak Agustin Marku tha se familjet e prekura nga tërmeti do ta kenë shumë të vështirë për të gjetur banesa me çmimin që është miratuar, pasi tregu i qirave është rritur. “Absolutisht nuk mund të marrësh asnjë me atë cmim se i kanë rritur dhe ata që i kanë në treg për t’i shitur, ruajnë rastin për t’i shitur dhe nuk i japin me qira, prandaj them se do të kemi probleme. Cmimi që kemi miratuar ne me atë që ofron tregu është më i ulët. Duhet të rishikojmë cështjen 1+1 dhe 2+1, qytetarët duhet ti cojmë në ato banesa sikur kanë hapësirën në hipotekë dhe u ra fatkeqësia” tha Agustin Marku.

“Ne nuk i kemi kostot si në Tiranë, a është apo jo e mjaftueshme e ndryshojmë me marrëveshje mes nesh, meqënëse se ministria na solli projeksion më të lartë” tha Ndreu. Në fund vendimi u miratua për cmimin e qirave sipas vlerës së tregut. Familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë do t’ju paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksinon e banesave që janë dëmtuar.

Shkresa e ministrisë së Financave drejtuar bashkive për qiratë për banorët e prekur nga tërmeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME