Categories Lajme

Erdogan: Do të mbyllë baza strategjike për ushtrinë amerikane

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan ka kërcënuar se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjike të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashingtoni vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse. “Ne do t’i mbyllim Incirlikun dhe gjithashtu Kurecikun,” i tha Presidenti turk duke iu referuar dy bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara. “Po të zbatohet kundër nesh kërcënimi i sanksioneve, ne do t’u përgjigjemi atyre në kuadrin e reciprocitetit.”

Ligjvënësit amerikanë kanë bërë presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të vendosë sanksione ndaj Turqisë për blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë, për të cilin Uashingtoni thotë se është i papajtueshëm me NATO-n dhe kërcënon avionët luftarakë F-35. Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s gjithashtu janë tendosur në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, që janë partnerë me SHBA kundër ISIS-it si dhe pasi Senati dhe Dhoma në Kongresin amerikan votuan pro njohjes së vrasjes së armenëve në vitin 1915 si gjenocid. I.C./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME