Categories Lajme

Vdekja e Rexhina Debrovës gjatë lindjes, kërkohet arrestimi i mjekut Ardjan Kadaifçiu që u largua në SHBA

Vdekja e 25-vjeçares, Rexhina Debrova në muajin prill 2019, gjatë operacionit për lindjen e fëmijës, ka sjellë nxjerrjen e një urdhri për arrestimin e mjekut nga Elbasani, Ardjan Kadaifçiu. Vendimi për arrestimin e këtij mjeku është marrë një ditë më parë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, i cili i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg” në mungesë, për mjekun që kishte ndjekur procesin e lindjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova. Kjo kërkesë është bazuar në një akt ekspertimi mjeko-ligjor të mbërritur në prokurori nga institute i mjekësisë, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori Kadaifçiu. Nisur nga kjo situatë tashmë prokuroria e Elbasanin, e akuzon mjekun në fjalë për akuzën “Neglizhencës në trajtim mjekësor” me pasojë vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova, gjatë procesit të lindjes së fëmijës. Por pavarësisht se prokuroria, tashmë ka nxjerrë një urdhër-arresti për mjekun e Elbasanit, ky urdhër nuk mund të ekzekutohet nga policia lokale, pasi nga informacionet e mbledhura, mjeku është larguar në muajin gusht 2019 së bashku me familjen në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut,i cili nëse do të arrestohet në SHBA do të ekstradohet në Shqipëri, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor” me pasojë vdekjen e Rexhina Debrovës. Në muajin prill 25-vjeçaria, Debrova humbi jetën teksa po lindte fëmijën e saj të parë. Vdekja e vajzës së re solli përkeqësimin e situatës, aq sa familjarët e vajzës dhe bashkëshorti i saj, deklaruan se do bënin vetëgjyqësi mbi mjekun dhe infermierin që kishte ndjekur gjendjen shëndetësore të pacientes Rexhina Debrova.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME