Categories Lajme

Emrat/ Dhunuan efektivin e policisë, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë, nën hetim edhe babai

Dy vëllezër janë arrestuar në Sarandë, ndërsa babai i tyre 58 vjeç punonjës policie është vënë nën hetim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të njërit prej të arrestuarve.

24-vjeçari ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga polici.

Ai është afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.

23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga dy policët.

Ai është afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.

Njoftimi policise 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me AMP-në, arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 24 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për babanë e këtyre dy shtetasve, shtetasin A. N., 58 vjeç (punonjës policie), pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit P. N., pasi ai ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME