Categories Lajme

EMRAT \ Dhunuan gazetarin dhe bashkëshorten e tij në Lezhë, arrestohen pas tre muajsh autorët

Arrestohen pas tre muajsh dy autorët e dhunës ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorët Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunën ndaj gazetarit.

Shkak dyshohet se është bërë një lajm i raportuar nga gazetari i Lezhës, për një vendim gjykate. Autorët e morën në telefon dhe e kërcënuan, ndërsa më pas e dhunuan teksa po zbriste nga makina.

Njoftimi i Policisë:

Goditën për shkak të detyrës, një gazetar, ndalohen 2 autorët e dyshuar që ishin shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës policore për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë ditës së sotme, kanë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME