Categories Lajme

EMRAT/ Vodhën 7 mln lekë në një lokal duke përdorur 13-vjeçarin, ndalohen dy të rinjtë në Tiranë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë të madhe parash në një lokal. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Endi Hima 23 vjeç dhe Besim Hasanaj, 33 vjeç.

Këta të fundit akuzohen se kanë përvetësuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Besim Hasanaj, iu gjet dhe iu sekuestrua një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti e dyshuar e falsifikuar. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit Endi Hima dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë e shumës së parave të vjedhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME