Categories Lajme

“Kam frikë se do më lërë mbesën shtatzënë”/ Trondit gruaja: Motra ime dhe vajza e saj me probleme mendore, gjeta 2 mbrëmje një burrë…

Ndalimi para 4 ditësh për vjedhje të përseritur te 34 vjeçarit Eduart Caushaj nga Patosi dhe lënia e tij në burg diten e sotme ka bere qe dy gra të semura, nena Vitore Caushaj 62 vjeçe dhe motra Brunilda 37 vjeçe te mbetet te pambrojtura.

Eduardi, si është i vetmi kujdestar i motres dhe nënës se tij ka mbetur në burg, ndërkohë që motra e Vitores, Dylbere Murgu, apelon për ndihmë pasi është e martuar në Bulqizë dhe nuk i ndihmon dot .

Ajo i trembet faktit që mbesa mund të mbetet shtatzënë, ndërsa familja është pa bukë, pa ujë e pa drita. Dylberja i ben apel shtetit që dy gratë të shoqerohen në spital, pasi jeta e tyre, nëse qendrojnë jashtë është në rrezik.

“Djali i motrës time ka rënë në burg. Ndoshta ka vjedhur një biçikletë, ka qenë i dehur. Janë të dyja nënë e bij të sëmura, me të meta mendore ka 20 vjet. Djali ka qenë shoqerues. Drita nuk kanë, ujë s’kanë, bukë nuk kanë. Ça do të bëhet me këto 2 gra. Ku do t’i çojmë, ku sh do t’i dali për zot.

Unë nuk i ndihmoj dot se jam larg. Unë kam ardh sot për të qëndruar me to. Këto janë agresive, kanë shkuar në një lokal, kërkojnë bukë. Më tha ky pronari motra juaj është rrugave. Kam shkuar në polici, ata më thonë shko zgjidhini në një tjetër vend. Kam marrë dhe doktorët.

Dajli është shoqeruesi i tyre. Si do veprohet me këto. Janë pa ushqime. Kërkuam mos kanë ndonjë lek, nuk kanë asgjë. Zgjidhjen e ka në dorë shteti. Ose t’i çojnë në spital, ose t’i sjelli ushqime. Djali të lirohet se nuk ka bërë kushedi çfarë. Ka qenë i dehur, ndoshta dhe nga stresi se nuk jetohet me këto dy gra. Unë e kam motër. Ato lekë që marrin, i përdorin për ilaçe. I mbajnë në spital dy javë, pastaj i sjellin ne shtëpi.

Ua patën heq kempin fare. 300 mijë lekë marrin gjithsej, ato i përdorin për ilaçe. Unë jetoj në Bulqizë jam larg. Jeta e tyre eshte e rrezikuar. Kam gjetur dy netë atë burrin këtu, këta ja dinë emrin shumë mirë se kush është. Për çfarë rri ti këtu i thashë mes dy grave të sëmura. Jo se kam denoncuar se isha te gjykata.

Kam kërkesë për shtetin që të marrin vajzën. Kemi ardhur dhe kemi gjetur një burrë brenda, nuk isha në gjendje ta filmonim. E deklaroj hapur. Mund të ngelet vajza shtatzanë. Është 35 vjeçe, ndërsa motra nuk ngelet dot se është e vjetër. Vajza të rrijë në spital përgjithmonë”, bëri apel motra e grave me probleme mendore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME