Categories Sport

Emri/ Aksident tragjik në autostradë, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar

Një aksident tragjik në autostradën pranë Piaçencës, i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Detar Tali Muça, një 26-vjeçar i njohur në komunitetin e futbollit amatorial në këtë provincë në Itali, është ndarë nga jeta pasi makina me të cilën udhëtonte, u përplas me një makinë të tonazhit të lartë.

Mesfushori i cili kishte luajtur me skuadra të ndryshme në kategoritë amatorë të futbollit italian, së fundmi me Sale, Muça ishte një shofer në punën e përditshme për një kompani në Tortona. Mjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas me një kamion të mërkurën në darkë dhe ai u transportua me urgjencë në spital në Parma, ku për fat të keq nuk ia doli që të fitonte ndeshjen më të rëndësishme.

“Një lajm që na ka trishtuar shumë. Kemi mbetur pa fjalë të gjithë”, tha për mediat italiane drejtori sportiv i Sale, Alberto Del Konte. Futbollisti shqiptar luante për këtë skuadër prej tre vitesh, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Derthona, San Xhiuliano Nuovo, Garbanja apo Audaks Orione S. Bernardino. Të gjithë këto klube e kujtuan sot me mesazhe në rrjetet sociale.

Emri/ Aksident tragjik në autostradë, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME