Categories Lajme

Emri/ Kreu dy vrasjet e bujshme në 1997, rihapet gjykimi për ish-policin e deportuar nga SHBA

Pa kaluar shumë kohë nga vendimi i SHBA-së për të ekstraduar në Shqipëri ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për një vrasje të dyfishtë, gjykata e kryeqytetit ka vendosur ta rikthejë çështjen për rigjykim.

Ish-polici Tomor Çela ju dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin e formës së prerë, pres 23 vitesh, për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës. Por gjykata e kryeqytetit përmes këtij vendimi, që Top Channel disponon, e ka kthyer edhe njëherë në pikën zero procesin, duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka patur dijeni për procesin që po mbahej.

Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat. Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës argumenton gjykata.

Por, për gjyqësorin në Shqipëri shkresa e firmosur tek një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër. Në seancën e parë të rigjykimit ishin të pranishëm  familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e të rinjve.

Tomor Çela ishte polic në kryeqytet dhe pesë muaj pasi e larguan nga detyra me një armë kallashnikov, që ishte e shërbimit dhe që nuk kishte dorëzuar, ai kreu krimin në debat e sipër. Dëshmitarët kanë thënë në proces se grindja kishte nisur tre ditë para krimit për dy mijë lekë të reja, që duhet të paguheshin për një derë automjeti të dëmtuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME