Categories Lajme

EMRI/ Kush është një nga të pl.agosurit me levë në Fier, Detajet e reja nga policia

Gentian Zhapa 33 vjec, është personi i pla.gosur me levë që ishte nisur në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë pas she.rrit ku ishte përfshire në Levan.

Ndërsa për ta shoqëruar në spital kishte shkuar edhe babai i tij, i cili ka mbetur i pla.gosur me ar.mën e policit të patrullës, që autori ia ka marrë nga brezi. Gjithsej ne sherrin e ndodhur mes dy familjeve sipas policise kane mbetur te lenduar 5 persona, nje me ar.me, dy me mjete preprese dhe dy me sende te forta.

spital5

“Forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga Policia e cila së bashku me FNSH kanë blinduar qytetin për të kapur të rinjtë.

Emrat e autorëve nuk janë bërë me dije nga policia, e cila tha se i ka identifikuar.

Fier. Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

pamjet

DREJTORI Drejtori i Policise se Fierit nga spitali beri me dije se nje sherr ka nisur ne Levan dhe ka perfunduar me perdorimin e armeve ne spital. Sipas drejtorit, nje person nga pjesetaret e sherrit i ka marre armen policit te patrulles se pergjithshme aksidentalisht dhe me te ka qelluar ne drejtim te te plagosurve.

spital4

“Kanë qenë dy persona që janë nisur në drejtimt të spitalit, dhe persona që kanë qene pjesë e sherrit të gjithë të identifikuar.

Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident ku policit të patrullës së përgjithshme, i kanë marrë aksidentalisht armën nga brezi dhe njëri shtetas që ne tani e kemi identifikuar ka qëlluar ndaj dy personave me të cilin kishin pasur konfliktin e mëparshëm.

Kemi shoqëruar në polici dy persona, dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve”, tha drejtori i Policise Andon Marko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME