Categories Lajme

EMRI/ La librat në dyqan, zhduket gjimnazisti nga Klosi, babai tregon mesazhin: Mos më kërko më!

Që prej mesditës së djeshme është zhdukur në Klos, gjimnazisti i vitit të dytë Flogert Terziu. Mësohet se ai është larguar nga ora e dytë e mësimit dhe nuk është kthyer më as në shkollë por as në banesën e tij. Adoleshenti ka lënë librat në një dyqan dhe është larguar pa adresë. Prindërit janë alarmuar mesditën e djeshme për këtë ngjarje dhe kanë bërë menjëherë denoncim në polici. Për mediat babai i adoleshentit është shprehur se djali i tij para se të largohej, i ka dërguar një mesazh ku i ka shkruar: “Baba mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”.

“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë “Baba mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”, thotë babai i Flogert Kryeziut.” Ende nuk dihet asnjë detaj për të riun e zhdukur. Policia ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME