Categories Lajme

EMRI/ Plagosi me armë shokun e lagjes në Kamëz , arrestohet 18-vjeçari

Armir Hasa, autori i plagosjes së 16-vjeçarit dy ditë më parë në Kamëz ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Catch” ra në pranga 18-vjeçari bashkë me bashkëpunëtorin në këtë ngjarje. Burime nga Komisariati nr. 5 thanë se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe më herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte.

Sipas grupit hetimor shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet te ketë qenë një konflikt banal i çastit. 16-vjeçari ka marrë nje plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2023, rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”, Kamëz, ku u tentua të vritej me armë zjarri një 16-vjeçar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. H., 18 vjeç dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Kamëz. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e  policisë.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë për veprime të mëtejshme për dy personat e arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME