Categories Lajme

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Gjermani, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari nga Korça

Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentative dhe plagosje të një personi të dytë në një lokal në Gjermani dy vite më parë.Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Hajro.

Njoftimi: Korçë, Tiranë dhe FAST Albania

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Operacioni, i zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet DVP Korçë, DVP Tiranë, FAST Albania dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, si autor i dyshuar i një ngjarjeje të ndodhur para 2 vitesh, në Gjermani.

Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të kërkuari për krime kundër jetës dhe shëndetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– D. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME